×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këshilltari i Trumpit përfshihet në mashtrimet me mjetet e veteranëve

Saturday, 10 November 2018 13:07

Këshilltari i ri ligjor i Donald Trumpit, Matthew Whitaker, ishte i përfshirë në një kompani që mashtroi veteranët e ushtrisë amerikane me fondet e kursimeve jetësore, bazuar në të dhënat e siguruara nga gjykata dhe invervistat.

Whitaker ishte anëtar i bordit në kompaninë “World Patent Marketing”, e cila ndodhet në Florida dhe është akuzuar nga Shtëpia e Bardhë për mashtrim të investitorëve të mundshëm lidhur me shifra milionëshe. Kjo kompani gjatë këtij viti u detyrua që t’ua paguajë autoriteteve një shumë prej 26 milionë dollarësh.

Shtatë veteranë të ushtrisë, prej të cilëve dy me nevoja të veçanta, thanë se kishin humbur mijëra dollarë për shkak të mashtrimeve të kësaj kompanie. Atyre u kërkohej të paguanin për patentim dhe licencim të shërbimeve nga të besuarit e Whitaker dhe këshilltarët e tij. “World Patent Marketing” më ka shkatërruar emocionalisht, psiqikisht dhe financiarisht”, kishte deklaruar para gjykatës Melvin Kiaaina vitin e kaluar. Ai tha se i kishte besuar kompanisë për shkak se i respektonte njerëzit që ndodheshin në bordin e saj.

 

60 vjeçari tha se është veteran me nevoja të veçanta i ushtrisë amerikane dhe se e kishte paguar kompaninë në vitin 2015 dhe 2016 për t’i patentuar dhe promovuar idetë e tij për pajisje të peshkimit. “Unë nuk mora asgjë nga pagimi i 14 mijë e 85 dollarëve, përpos një vizatimi të keq dhe një logoje që do ta vizatonte edhe nipi im”, shtoi ai.

Një klient tjetër i “World Patent Marketing”, Ryan Masti, i cili kishte shërbyer në ushtri dhe tash vuan nga disleksia dhe një çrregullim i vëmendjes, tha se një pjesëtar i kompanisë e kishte bindur atë për t’i investuar të hollat e tij në këtë kompani për shkak se kishte thënë se kanë lidhje të forta me këshilltarin Whitaker. Ai tha se kishte votuar për Partinë Republikane në vitin 2016, por se tash e tutje do ta votojë Partinë Demokratike. “Është tepër qesharake. Kjo e bënë tërë Partinë Republikane të duket shumë keq. Si ka mundësi që një president ta përzgjedhë një person si ky? Ai duhet të kujdeset për viktimat e këtij rasti”, tha ai, shkruan “The Guardian”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...