"Korrigjimi i kufijve ide fantastiko-shkencore e Thaçit"

Diel, 11 November 2018 09:40

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni ka thënë se ideja e presidentit të Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë e cila, sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën është një fantastikë shkencore ndaj të cilës duhet pasur kujdes.

Sipas Hysenit, përvoja e ridefinimit të kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra dhe nuk ka ofruar zgjidhje të qëndrueshme për asnjërën palë duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet ta vazhdojë për çështje të interesit të përbashkët dhe jo për çështje të hapura siç është statusi i Kosovës.

“Nuk jam në dijeni që presidenti Thaçi ka prezantuar zyrtarisht një plan për ta bashkuar Luginën e Preshevës me Kosovën por nëse kjo është e mundshme dhe e realizueshme pa u prekur territori aktual i Kosovës atëherë kjo lë të bëhet por kjo është një fantastikë shkencore”.

“Gabimet janë bërë që në start, loja me kufijtë, ridefinimi i kufijve, e sidomos ridefinimi i kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkan historikisht ka prodhuar tragjedi të mëdha, luftëra të mëdha, zhvendosje më mëdha të popullsisë dhe nuk kanë prodhuar një zgjidhje të qëndrueshme. Pra, Kosova si vend në ndërtim që duhet të jetë dyfish më e përgjegjshme dhe më e kujdesshme jo vetëm në veprime por edhe në deklarime”, tha ai për Kallxo.com.

Hyseni ka theksuar se tani më shumë se kurrë është i nevojshëm konsensusi i brendshëm politik dhe social për të pasur sukses në fazën finale të dialogut.

Ish-ministri i Jashtme poashtu ka folur edhe rrugën europiane të Kosovës si dhe ngecjet në numrin e njohjeve ku për këtë ka fajësuar krerët shtetërorë duke filluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të jashtme Behgjet Pacolli të cilët, sipas tij, me deklarata të kundërta kanë krijuar një konfuzion total të asaj sesi Republika e Kosovës përfaqësohet në rrafshin ndërkombëtar.

Ai po ashtu ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për të cilën ka thënë që do të ishte një padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës nëse nuk bëhet, ndërsa për anëtarësimin në INTERPOL është shprehur skeptik.

“Në Asamblenë e Përgjithshme në Emiratet e Bashkuara është vetëm një aplikacion dhe ai është i Kosovës. Kam shqetësimet e mia të thella që kjo mund të mos ndodhë sepse të qenit i vetmi aplikant ka krijuar municion të mjaftueshëm për Rusinë dhe Kinën për shumë vende të tjera që të lobojnë kundër Kosovës edhe gjatë asamblesë së përgjithshme ndërkohë që vitin e kaluar në Pekin këtë municion nuk e kanë pasur sepse ata nuk mund të lobonin kundër Palestinës sepse ishin pro anëtarësimit të saj, poashtu e gjithë konferenca e bashkimit islamik 57 vende anëtare ishin për Palestinën dhe nuk mund të lobonin kundër Kosovës, ndërkaq sivjet është situatë tjetër”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...