Banda shqiptare që po çmend mediat britanike

Hënë, 12 November 2018 11:03

Grupi muzikor Hellbaniaz ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike lidhur me jetën e tyre të shthurur.

Sunday Express i ka kushtuar një artikull të plotë grupit shqiptar, ndërsa i ka cilësuar ata si protagonistë aktivë në fushën e trafikimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.

Sipas kësaj media, ky grup shpërndan barna me cilësi të lartë, ndërsa kanë krijuar një profil të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Në artikull shkruhet: "Banda Hellbanianz janë një nga disa banda që kanë lidhje me mafien në atdheun e tyre që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Jugore. Besohet se bandat si Hellbanianz kanë tregtarë rivalë për shkak të furnizimit të drejtpërdrejtë të barnave me cilësi të lartë. Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës".

Ata e vënë, gjithashtu, theksin te mesazhet që shfaqen në këngët e tyre, lidhur me dhunën, paratë, orët apo makinat e shtrenjta.

Ky shkrim i gjatë tregon se nga ky aktivitet ka pasur përleshje mes grupeve dhe bandave të drogës, ndërsa nuk kanë munguar edhe arrestimi dhe goditja e grupeve të forta.

Bashkë me sjelljet e tjera, bandat shqiptare siç shkruan media britanike tregojnë edhe makinat e shtrenjta, të cilat i kanë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...