Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq: Kompromisi me Kosovën i vështirë

E mërkurë, 14 November 2018 08:49

Kryeminsitrja serbe promovon përpjekjet e vendit të saj drejt Europës, por e cilëson si të vështirë gjetjen e një kompromisi me Kosovën.

100 milionë Euro po investon Serbia në infrastrukturën digjitale, që të mos e humbë shansin për të përfituar nga revolucioni i katër industrial, ai i digjitalizimit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, teksa e raporton këtë në Kongresin e Ekonomisë së Sueddeutsche Zeitung në Berlin (12 – 14 nëntor 2018), sinjalizoi në të njëjtën kohë edhe potencialin ekonomik në rritje të vendit të vet.

"Vende të vogla si ne, mund të jenë më efikase", tha 43-vjeçarja duke pasur parasysh shndërrimin e Beogradit në një qendër për kompani të vogla softuerësh. Ana Brnabiq ishte në panel të përbashkët me homologët nga Estonia dhe Islanda, dy vende që konsiderohen shembullore për politikat digjitale.

Kongresi i Ekonomisë organizohet nga kompania e së përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe mbledh përfaqësues nga ekonomia dhe politika nga vende të ndryshme të Europës. Sivjet, krahas kancelares Angela Merkel, e cila mbajti fjalën kryesore gjatë darkës së të martës, marrin pjesë ndër të tjera edhe presidenti i Komisionit të BE-së, Jean Claude Juncker, dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq e shfrytëzoi ftesën në këtë kongres edhe për të shpjeguar stadin aktual të negociatave të Serbisë me Bashkimin Europian në një aktivitet të titulluar "Forumi Europian: Serbia në BE", i cili u zhvillua të hënën në Berlin, në ambjentet e Fondacionit Konrad Adenauer, e u drejtua nga korrespondenti i së përditshmes "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Michael Martens..

Kosova pengesë për Serbinë

Brnabiq u shpreh qartë për një kompromis, por vuri në dukje se ai kërkon lëvizje të pozivioneve nga të dyja palët: "Kompromisi është diçka e arritur mes dy palëve. Por nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë, atëherë kjo nuk do të ndodhë, sepse Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë që Kosova është pjesë e Serbisë ", tha Brnabiq.

Ajo e pranoi se konflikti i ftohtë nuk është zgjidhje, por e paraqiti si shumë të vështirë gjetjen e një kompromisi. Brnabiq shprehu shqetësim se nëse nuk arrihet kompromisi për Kosovën, Serbia nuk do të hyjë në BE.

Sipas Brnabiqit, Serbia tashmë ka plotësuar 85 përqind të kërkesave të katalogut të reformave të BE-së. Nga gjithsejt 35 kapitujt e negociatave me BE-në, 14 janë hapur deri tani, prej të cilave dy janë mbyllur përkohësisht. Por Brnabiq shpreson që deri në fund të vitit të hapen edhe shtatë të tjerë. "Kjo do të ishte një shenjë e rëndësishme për Serbinë dhe qytetarët e saj se po bëhen përparime", tha ajo.

Serbia e ka marrë statusin e kandidadit qysh në mars të vitit 2012, por negociatat i ka nisur në fillim të vitit 2014.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...