MPJ: Të gjithë fitojnë nga Kosova në INTERPOL, humbës vetëm krimi

Premte, 16 November 2018 17:19

Sipas MPJ-së, nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL fitojnë të gjithë, humbës do të jetë vetëm krimi trans-nacional.

Ministria e Punëve të Jashtme ri-thekson qëndrimin zyrtar se procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL i kontribuon fuqishëm rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit-transnacional dhe paralelisht me këtë ndihmon në forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit ndërkombëtarë.

Përmes një kumtese për media, kjo ministri është shprehur e bindur se ky proces i shërben jo vetëm interesit kombëtar të shtetit të Kosovës dhe shtetasve të saj, por edhe të gjitha shteteve anëtare të kësaj organizate dhe shtetasve të tyre.

 “Në mbështetje të kësaj Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të fitojnë të gjithë shtetet anëtare dhe shtetasit e tyre, ndërsa humbës do të jetë vetëm krimi-trasnacional.  Republika e Kosovës, respektivisht organet e saj të rendit dhe Ligjit në dhjetë vjeçarin e tyre të ekzistencës si shtet kanë demonstruar profesionalizëm të lartë dhe kanë marrë vlerësime të mëdha në kryerjen e suksesshme të operacioneve të përbashkëta trans-nacionale si me INTERPOL-in dhe Organizata të tjera, ashtu edhe si një anëtarë serioz, kredibil dhe i përkushtuar ndërkombëtarë në Koalicionin Koalicionin Global në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”, thuhet në kumtesë, përcjell KosovaPress.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka prezantuar me kohë argumentet bindëse ligjore dhe profesionale të gjitha shteteve anëtare në mbështetje të anëtarësimit të vendit në këtë Organizatë dhe i bën thirrje edhe njëherë të gjitha shteteve anëtare, që të votojnë në favor të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit-transnacional, respektivisht anëtarësimit të  Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...