MPJ: Delegacioni serb tentoi të korruptonte zyrtarët e lartë

Tuesday, 20 November 2018 15:14

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar mësymjen e zyrtarëve të delegacionit të Serbisë, siç ka thënë, në tentativën e tyre të korruptimit përmes mitos për disa nga zyrtarët pjesëmarrës të vendeve anëtare në INTERPOL.

MPJ ka reguar të marten pas mospranimit të Kosovës në INTERPOL. “Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e thellë për mos anëtarësim në INTERPOL dhe për qasjen shantazhuese të shtetit serb karshi zyrtarëve të INTERPOL-it dhe disa delegacioneve të vendeve Afrikane, si dhe dënon mësymjen e zyrtarëve të delegacionit të Serbisë në tentativën e tyre të korruptimit përmes mitos për disa nga zyrtarët pjesëmarrës të vendeve anëtare në INTERPOL. Anëtarësimi në INTERPOL ka qenë proces i përmbushjes së kritereve teknike dhe profesionale, të cilin struktura drejtuese dhe menaxheriale e INTERPOL-it e ka vlerësuar pozitivisht, por Serbia dhe disa nga shtetet me të cilat ajo qëndron në raport të ngushtë, e politizuan. Republika e Kosovës falënderon të gjitha shtetet, që votuan pro anëtarësimit dhe do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me vendet aleate, SHBA-të dhe BE-në. Kosova nuk do të ndalojë së rrugëtuari në procese ndërkombëtare në të gjitha fushat”.

Login to post comments