Pas Gruevskit, tjetër zyrtar i arrestuar në Maqedoni

Tuesday, 20 November 2018 22:01

Është arrestuar mbrëmjen e së martës, ish-shefi i shërbimit sekret DSK, në Maqedoni Sasho Mijallkov.

Arrestimi i Mijallkovit ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim të pushtetit, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si kreu i DSK-së në periudhën e qeverisjes së Nikola Gruevskit.

Ditët e fundit në Maqedoni janë arrestuar, ish-ministri i të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski është arratisur.

Login to post comments