Limaj, Thaçit: Dialogu me Serbinë ka dështuar, ishte edhe i dëmshëm

Diel, 25 November 2018 10:49

I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë për KosovaPress se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka obligim kushtetues për të krijuar delegacion dhe për të kërkuar nga Parlamenti për ta votuar, po këtë e kanë kërkuar për faktin që jenë të përfshirë të gjithë.Ai ka shtuar se janë duke biseduar fuqishëm dhe po insistojnë që të jenë së bashku me opozitën, por nëse nuk arrihet ky qellim, atëherë do të japin një përgjigje, duke mos treguar se cila do të jetë kjo përgjigje.

Limaj i cili është emëruar nga Qeveria për të udhëhequr delegacionin e Kosovës për bisedime me Serbinë, ka thënë se dialogu shtatëvjeçar ka qenë plotësisht i dështuar.  Zëvendëskryeministri Limaj ka folur edhe për padinë që Kosova duhet të ngrisë ndaj shtetit të Serbisë, për krimet që ka kryer në Kosovë, i cili ka thënë se ndaj Kosovës janë bërë shumë padrejtësi me këtë temë.

Duke folur për këtë temë, e cila nuk është trajtuar nga drejtësia në Kosovë, ai ka treguar se janë 30 kryetarë komunash, 30 komandantë të stacioneve të policisë serbe, të cilët drejtpërdrejt kanë marrë pjesë në pastrimin etnik të qytetarëve të Kosovës në 99-tën, dhe ende nuk ka asnjë procedim ndaj tyre.

Në lidhje me rishikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Limaj ka theksuar se komisionet shtetërore kanë kohë dy vite që ta bëjnë këtë dhe ka pohuar se tani janë të rëndësishme duart e profesionistëve të komisioneve përkatëse, për të shikuar pikat kontestuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...