Një tjetër shqiptar është gjetur i vdekur në Greqi. Media greke Zougla.gr raporton se bëhet fjalë për një 63-vjeçar nga Shqipëria i ekzekutuar me armë zjarri.
Mësohet se trupi i shqiptarit është gjetur pranë një rrrugë në zonën e Spartera mëngjesin e sotëm. Kanë qenë fillimisht kalimtarët që kanë pikasur trupin e pajetë duke njoftuar më pas policinë.
63-vjeçari ishte shpallur i humbur nga familja e tij të dielën në mëngjes. Familja e tij, kishte denoncuar humbjen e tij në polici. Çështja po hetohet nga Drejtoria e Policisë në Korfuz.