Sonte Katedralja ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë ka marrë një pamje shumë të veçantë për nder të festës së 28 Nëntorit.
Në muret e katedrales është duke reflektuar flamuri kombëtar.
Fotografia është postuar në faqen zyrtare të Katedrales.
28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e Flamurit.
Më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë.