“Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave”

E Enjte, 29 November 2018 10:36

Anëtarët e Parlamentit Evropian në sesionin e sotëm plenar kanë diskutuar për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia u vlerësuan për hapat drejt integrimit evropian.

As këtu nuk mungoi thirrja për heqjen e taksave ndaj Serbisë.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka identifikuar si problemet më të mëdha në vend, korrupsion e madh, krimin e organizuar, dhe mungesën e konsensusit politik në vend.

“Çështjet dypalëshe nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara”, tha Soltes, duke pasur parasysh taksën 100% që Kosova ka vendosur javën e kaluar për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, raporton portali European Western Balkans.

Soltes u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, dhe ka bërë thirrje që BE-ja të kryejë detyrimin e saj.

Edhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn u pajtua se taksa nuk zgjidh asnjë problem.

“Vendimet e fundit të Qeverisë janë shumë shqetësuese dhe po dëmtojnë seriozisht Kosovën dhe bashkëpunimin rajonal, po shkelin marrëveshjen e CEFTA-s dhe janë në kundërshtim me frymën e MSA-së”, tha Hahn.

Sipas tij, rruga drejt reformave është e ngadaltë, por BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

Modifikuar më E Enjte, 29 November 2018 10:37
Login to post comments