Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar, Festimi i Pavarësisë së Shqipërisë, nderohet me një ceremoni emocionuese në Council Chambers- Neë York City
Sekretarja e Federatës Panshqiptare të Amerikës Nazo Veliu nderohet nga Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut-
U nderuan: Dr. Elez Biberaj, Gani Shehu, Nazo Veliu, Ilirjan Rusi, Gjekë Gjonlekaj, Rexhë Xhakli-
Kronika: Ora 5:15 minuta e mbasditës së datës 27 Nëntor 2018 Shqiptarë nga të gjitha krahinat dhe trojet shqiptare filluan të mblidhen në City Hall, në Bashkinë e Neë Yorkut për të kremtuar 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ky celebrim I Ditës së Pavarësisë ishte organizuar nga NYC Council Spiker, zoti Corey Johnson, zoti Mark Gjonaj si dhe nga një grup i madh anëtarësh të tjerë të Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut. Në momentet e futjes së pjesëmarrësve në Bashkinë e Neë Yorkut sipas traditës shqiptare miqtë dhe të ftuarit u gostitën me ushqimin dhe ëmbëlsirat e shijshme shqiptare.
Në orën 6 të mbrëmjes filloi ceremonia e festimit të 106 vjetorit të Pavarësisë ku mirëseardhjen e jo vetëm të shqiptarëve por edhe shumë qytetarëve të tjerë amerikanë të nacionaliteteve të ndryshme e prezantoj Lidia Curranaj. Këngëtari i mirënjohur shqiptar Riad Ymeri me zerin e tij brilant përcolli himnin e SHBA dhe Himnin Shqiptar, kohë në të cilën në sallën e ceremonisë erdhën dhe u futën dy djem të veshur me kostume Kombëtare shqiptare, te cilët mbanin të flladitur ndër duar dy Flamuj, Flamurin Amerikan dhe Flamurin Shqiptar. Ata shoqëroheshin nga tre policë ,e uniformat e policisë amerikane, që i jepnin solemnitet castit ceremonial.
Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare dom Pjetër Popaj me një fjalim atdhetar tregoj përpjekjet e shqiptareve për pavarësi dhe luftën për Liri në të gjithë historinë e tyre. Një përshëndetje të veçantë bëri edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare dhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës zonja Teuta Sahatcia.
I pari këshilltar shqiptar në bashkinë më të madhe në SHBA, Zoti Mark Gjonaj pasi uroi festën e Pavarësisë, falënderoi mbështetësit, foli për 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, informoi të pranishmit edhe për Shqipërinë e Shqiptarët. Ai theksoi se sot shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete të ndryshme jo për faj të tyre, por ai vuri në dukje se edhe pse janë të ndarë e të copëtuar përsëri ata e kanë ruajtur identitetin e tyre nëpërmjet, gjuhës, zakoneve dhe traditave të tyre.
Në ceremoni u theksua se kur i pyet shqiptarët se çfarë janë ata nuk përgjigjen në bazë të përkatësive të tyre fetare me krenari atë përgjigjen se janë shqiptar. Pas kësaj Zoti Mark Gjonaj filloj të bëjë përshkrimin e secilit honores duke i thirrur ata një nga një. E veçanta e kësaj ceremonie festive ishte sepse Honorees ishin nga të gjitha trevat shqiptare qofshin këto brenda apo edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Të nderuarit ishin nga Shqipëria, Kosova, Çamëria, shqiptarët e Maqedonisë, Shqiptarët e Malit të Zi si dhe shqiptarët e Luginës së Preshevë-Bujanovcit:
1.Elez Biberaj
2.Gani Shehu
3.Nazo Veliu
4.Ilirjan Rusi
5.Gjekë Gjonlekaj
6.Rexhë Xhakli
Të nderuari e kësaj ceremonie pasi falënderuan organizatorët, treguan nga vinin e cfarë kishin mundur të bënin këtu në ndihmë të komunitetit shqiptar për të mbajtur të gjallë gjuhën, traditat dhe zakonet shqiptare. Këtë gjë më mirë se kushdo e shpalosi Grupi i valleve “ROZAFATI” nën drejtimin e Mjeshtres Angjelina Nika. Në fund Imam Tahir Kukaj pasi falënderoi jo vetëm organizatorët por edhe pjesëmarrësit në këtë ceremoni festive që tashmë po bëhet traditë në City Hall ai ashtu si edhe Father Peter Popaj e bekoj ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Mbylljen e bëri zonja Lidia Curanaj.(Korresp i Diellit)