Tranzicioni i FSK-së zgjat deri në 10 vite

E Enjte, 13 December 2018 12:03

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) inkurajon Kuvendin e Kosovës që të procedojë me miratimin e pakos së Ligjeve për FSK-në në leximin e dytë dhe rrjedhimisht t’i hap rrugë tranzicionit të FSK-së në mandat mbrojtës.

“Konsiderojmë se ky është një proces i logjikshëm shtet-ndërtues për të cilin është punuar intenzivisht gjatë pesë viteve të fundit. Është tejet e rëndësishme që ky proces të mos instrumentalizohet për përfitime personale e politike mirëpo të transmetohet si një arritur nacionale me benefite për Kosovën, rajonin dhe më gjerë. QKSS fton institucionet që me gjakftohtësi ti rezistojnë presioneve nga ana e disa shteteve të cilat këtë tranzicion e shohin me skepticizëm. Rikujtojmë se QKSS që nga viti 2015 ka paralajmëruar që forma e tranzicionit të FSK-së përmes ndryshimeve të Ligjeve është formë komplet e ligjshme dhe legjitime. Qëndrimet e NATO-s nuk mund të reflektojnë qëndrimin e aleancës e cila e ka vendim-marrjen në bazë të konsensusit e ku një shumicë e shteteve anëtare të NATO-s e përkrah këtë proces si një të drejtë të Kosovës dhe, para së gjithash, një benefit p ër NATO-n e cila do ta konsideron storien e saj të suksesit në Kosovë vetëm atëherë kur len si pasardhëse një forcë mbrojtëse, e aftë për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesën për media.

Tutje, QKSS ka shprehur dëshpërim me qëndrimin e Spanjës dhe të disa shteteve tjera të cilat vazhdojnë të punojnë aktivisht në dëm të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“E njëjta vlen edhe për NATO-n ku perspektiva e tanishme e Kosovës është pothuajse inekzistente përderisa katër shtete anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën. Konsiderojmë se shumë shtete jo vetëm se në vazhdimësi ekzagjerojnë nevojën për një stabilitet nominal mirëpo edhe së voni po binë pre e një makinerie të lajmeve të rrejshme e cila ka për qëllim krijimin e frikës dhe pasigurisë sidomos në veri të vendit.  Tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë impakt të menjëhershëm përderisa është një proces që do ti merr 7-10 vite. Ndërtimi i kapaciteteve të saj sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetëmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqes, jo luftës”, thuhet në njoftim

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...