Dy shqiptarë me banim në provincën e Casertërs në Itali janë vënë në pranga nga Policia italiane me akuzën e grabitjes së disa banesave. Në banesat e tyre janë gjetur vepra arti e objekte të çmuara, frut i aktivitetit të tyre kriminal.
Dy shqiptarët 27 e 40 vjeç në bordin e një automjeti tip Fiat Stilo nuk kanë ndaluar në post bllokun rrugor të një kontrollli rutinë të Policisë italiane, Pas një ndjekje për disa kilometra, forcat italiane të rendit kanë bllokuar dy shqiptarët në banesat e të cilave janë gjetur mjaft prej sendeve të grabituar ditë më parë.
Ata janë autorët e grabitjes së një banesë në natën e 4-5 dhjetorit në komunën e Isernias. nga ku kanë vjedhur 5 vepra arti të disa piktorëve të njohur napolitanë. Gjihashtu në natën e 7 dhjetoritt kanë grabitur një tjetër banesë në Caserta.
Në banesat e tyre policia italiane ka sekuestruar gjithashtu 7 canta të markave të njohura të modës, 9 orë të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri, si dhe celësat e 3 automjeteve të grabitura.
Dy shqiptarët janë vënë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.