Letra/Trump i shkruan Thaçit për marrëveshjen me Serbinë

Tuesday, 18 December 2018 16:39

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një letre, i ka kërkuar liderëve politik në Kosovë që të kenë unitet në arritjen një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Letrën, e ka publikuar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e tij në "Facebook". Në të thuhet se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën, dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.

Letrën, Presidenti Thaçi e ka publikuar të plotë, duke i bashkangjitur një përshkrim të saj.

Postimi i plotë i tij:

“Liria dhe pavarësia e Kosovës, janë rezultat i luftës sonë të drejtë dhe përkrahjes së aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë. Realizimi i synimeve tona për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB është i pamundur pa përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare.
Kosova është e bekuar që gëzon mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve dhe të popullit amerikan. Bashkëpunimi dhe miqësia jonë është e përhershme dhe reciproke. Mirëpo, ne duhet të dimë ta ruajmë dhe forcojmë këtë partneritet që kemi. Respekti dhe ndihma duhet të jenë reciproke dhe jo të njëanshme. Prandaj, është detyrim yni që t’i përgjigjemi pozitivisht thirrjeve dhe kërkesave miqësore, që vinë nga SHBA-të. Një kërkesë e tillë miqësore, por në të njëjtën kohë shumë serioze, më është bërë drejtpërsëdrejti nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Në këtë letër, Presidenti Trump, ndër të tjera kërkon nga unë dhe liderët e Kosovës “që ta shfrytëzoni këtë momentum unik që të flisni me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë. Humbja e kësaj mundësie të krijuar, do të ishte kthim mbrapa, sepse një mundësi e tillë vështirë se mund të përsëritet për një kohë të gjatë.” Më poshtë mund ta lexoni në tërësi përmbajtjen e letrës së dërguar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump”, shkruan Thaçi në facebook.

Letra e plotë, e përkthyer në shqip:

Shkëlqesia Juaj

Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

I nderuar z. President:

Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë.

Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet.

Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Sinqerisht,

Letra.jpg

 

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 16:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...