Stoltenberg: NATO-ja po rishqyrton angazhimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës

E mërkurë, 19 December 2018 19:20

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i tha të mërkurën kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tashmë Këshilli Veri Atlantik ka zhvilluar diskutimin e parë mbi ligjet e miratuara së fundmi nga parlamenti i Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

Në një bisedë telefonike, sekretari Stoltenberg, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se derisa mandati i Forcës së Sigurisë po ndryshon, Këshilli Veri Atlantik do të rishqyrtojë shkallën e angazhimit me këtë forcë në vitin që po vjen.
Zoti Stoltenberg po ashtu ka përsëritur qëndrimin se NATO-ja do të vazhdojë misionin e KFOR-it për të garantuar mjedis të sigurt në Kosovë. “KFOR-i funksionon nën mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk do të preket nga ligjet për ushtrinë”, i ka thënë ai kryeministrit Haradinaj, thuhet në një komunikatë të lëshuar zyra e sekretarit Stoltenberg.

Ndërsa kryeministri Hardainaj në një njoftim e cilësoi miqësore bisedën më sekretarin Stoltenberg dhe u shpreh i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi.

“E garantova sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të tranzicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin tim dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për kontribut në sigurinë rajonale dhe globale”, shkroi kryeministri Haradinaj.
Më 14 dhjetor parlamenti i Kosovës miratoi ligjet që shndërrojnë Forcën e Sigurisë në ushtri, një vendimi që u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, ndërsa nxiti reagim kundërshtues të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që vlerësuan se koha nuk ishte e përshtatshme për një gjë të tillë.

Vendimi u prit me zemërim në Beograd, ku presidenti serb, Aleskandër Vuçiç, tha se ushtria e Kosovës rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit, ndërsa sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës.

Në fillim të javës me çështja u diskutua edhe në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me kërkesë të Serbisë. Pjesa më e madhe e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit i dhanë mbështetje të drejtës së Kosovës për themelimin e ushtrisë së saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...