Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe strukturat e saj me rastin e 29 vjetorit të themelimit të partisë kanë bërë homazhe te varri i themeluesit dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Sabri Hamiti, ka thënë se shënimi i këtij përvjetori është e natyrshme të fillohet nga vizita te varri i atij që ngriti themelet e kësaj partie, njofton Klan Kosova.
“Është e kuptueshme që LDK-ja nuk është ajo e viteve 1998-ta, pasi kanë ndërruar gjeneratat dhe brezat e rinj mund të kenë edhe energji të reja. Por edhe sot, LDK nuk është shkëputur nga parimet themeltare të saj. LDK, sikurse kur u themelua, edhe sot e ka të njëjtën tolerancë. Dialogun e bën në mënyrë të qetë por duke thënë shumë”, tha Hamiti.
Kryetari i tanishëm i LDK-së, Isa Mustafa, nuk ishte prezent në homazhe për shkak të shëndetit të tij.