Shqiptarët burgosen në Britani për 177,000 paund drogë

Premte, 28 December 2018 18:44

Këta dy emigrantë të paligjshëm janë dënuar për kontributin e tyre për ndërtuar një fabrikë të madhe kanabisi jashtë A14 në Swavesey të Britanisë.

Esmerald Jahelezi, 29 vjeç dhe Andrilon Mehmetaj, 31 vjeç, nga Shqipëria, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit pasi policia sulmoi fabrikën më 11 janar të këtij viti.

Jahelezi u dënua me dy vjet burg dhe Mehmetaj me 12 muaj - dhe të dy do të dëbohen nga territori britanik pasi të kryejnë dënimin e tyre.

Por, edhe pse shqiptarë janë dënuar për përfshirjen e tyre në fabrikën e drogës, zyrtarët ligjorë thonë se më shumë njerëz mund të jenë përfshirë.

Prokurori, Gregory Wedge, tha se u zbuluan 443 bimë kanabis, me një vlerë maksimale prej vetëm 177,000 paund, pasi oficerët morën një njoftim.

Dëshmitarët treguan se dy shqiptarët kishin fjetur brenda ndërtesës.

Në gjykatë u tha se pajisjet e ndriçimit, ngrohësit, sistemet e ventilimit dhe kimikatet ishin ngritur brenda ish-stacionit të benzinës, ndërsa energjia elektrike vidhej nga rrjeti.

Arrestimet e Jahelezit dhe Mehmetajt, janë në mesin e 125 kriminelëve të vendosur përpara drejtësisë këtë vit në Cambridgeshire.

Disa nga krimet e tmerrshme të kryera në Cambridgeshire deri më tani këtë vit përfshijnë vrasjen, abuzimin e fëmijëve, shantazhin seksual, dhunën dhe kërcënimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...