The Guardian: Pse është shqetësuese ngritja e xhamisë në Prishtinë nga Turqia

E mërkurë, 02 Janar 2019 14:50

“Prishtina ka shumë nevojë për një xhami të re, por përpjekjet e Turqisë për të ndërhyrë në shtetin e ri të Ballkanit me investime dhe avokim janë duke ngritur shqetësime”. Kështu nis një shkrim të mërkurën prestigjiozja britanike “The Guardian”, të cilin ia kushton ndërtimit të xhamisë qendrore në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

 

Në artikullin e titulluar: “Dhurata e Turqisë për xhaminë ndez frikën e ‘neo-otomanizmit’ në Kosovë”, The Guardian thekson se pavarësisht se shumica e popullsisë në Kosovë i përkasin fesë myslimane, ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, financuar nga Turqia, ka ngritur shqetësime.

“Kundërshtimi ndaj shumë xhamive të reja anembanë Evropës është i rrënjosur nga frika e Islamit, por fakti se nga 20 persona 19 janë myslimanë në Kosovë, rezistenca ndaj xhamisë së re të Prishtinës nuk përputhet me atë të Evropës. Disa banorë vendas e shohin atë si një simbol të ndikimit mbizotërues të Turqisë, ndërsa të tjerët dyshojnë në kthimin e besimit në një hapësirë publike laike”, shkruan The Guardian.

Në artikull përmendet afërsia që ka Kosova me Turqinë, duke i vënë theks të veçantë vizitës që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i pat bërë Kosovës në vitin 2013.
“Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, citon prestigjiozja britanike Erdoganin, transmeton Express.

The Guardian shkruan për kosovarët e besimit islam, që gjatë festave falin namazin rrugëve rreth xhamisë së madhe të ndërtuar në vitin 1461. Ndërsa, citohet edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili flet për mungesën e objekteve fetare.

“Në Evropë nuk ka asnjë fshat të vetëm pa një kishë, por në Kosovë janë së paku 50 fshatra pa xhami”, citohet të ketë thënë Myftiu Tërnava.

 Ndër kundërshtarët më të zëshëm të projektit janë arkitektët lokalë, shkruan gazeta britanike.
“Edhe pse tenderi publik theksoi nevojën për një ndërtesë origjinale, dizajni i zgjedhur është klasik osman”, shkruan The Guardian.

“Projekti është duke u mbikëqyrur nga drejtoria e shtetit turk për çështjet fetare, Diyanet, e cila ka ndërtuar dhjetëra xhami të tjera nëpër botën islamike vitet e fundit”.

Diyanet thotë se xhamia do të bazohet në xhaminë e famshme Selimiye të shekullit të 16-të në Edirne, në veri-perëndim të Turqisë.

“Mbi 30 projekte u paraqitën vetëm disa muaj pasi thirrja për to u bë në vitin 2012. Edhe Zaha Hadid propozoi një projekt”, thotë arkitekti kosovar Arbër Sadiki për The Guardian.
“Por para se të mbyllej konkursi, myftiu Tërnava në intervista për shtypin tregoi se si do dukej xhamia e re”.

Arkitekti thotë se dizajni i zgjedhur për xhaminë qendrore ka qenë politik.
“Projektet supozohej të ishin origjinale, por ai i zgjedhuri është vetëm një kopje e një xhamie otomane. Vendimi duket më shumë politikë se sa arkitektonik. Unë njoh arkitektë të mahnitshëm që punojnë në xhami bashkëkohore në Turqi. Pse nuk mund ta vendosim Prishtinën në hartë me diçka të tillë?”, është shprehur arkitekti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...