Vendimi për mos heqjen e taksës me Serbinë, nuk cenon raportet e Kosovës me Amerikën, tha nënkryetari tjetër i AAK’së, Pal Lekaj.
Lekaj ne kete menyre i është përgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, i cili kërkoi nga Qeveria që të dëgjohet këshilla e SHBA’së për heqjen e takës raporton SyriKosova
“Të gjithë jemi krenarë për miqësinë që e kemi me Amerikën. Vendimet e institucioneve shtetërore, siç është ky për taksën, nuk e rrezikojnë miqësinë dhe koordinimin që e kemi që dhjetëra dekada me SHBA’në”, ka thënë Lekaj.
Qeveria Kosovës kishte marrë vendim për taksë ndaj produkteve serbe e boshnjake pasi Serbia kishte nisur një fushatë kundër njohjeve të Kosovës.
SHBA ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të taksës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar sot të dëgjohet këshilla e amerikaneve. Ai ka thënë se SHBA nuk e ka të pakushtëzuar përkrahjen për Kosovën. Madje, ka thënë se për teke të ndonjë lideri s’bën të rrezikohet partnertiti i Kosovës me SHBA’në.
Lekaj ka thënë se askush s’mund t’i lëvizë raportet Kosovë-Serbi. Ka thënë se Ramush Haradinaj vetëm sa i ka thelluar këto raportet me amerikanët.
“Ashtu siç e kemi çliruar, e ndërtuar shtetin e Kosovës, bashkë me Amerikën do të vazhdojmë t’ua ruajmë sovranitetin nga jashtë dhe të zhvillojmë brenda. Miqësia jonë me Amerikën është e ndërtuar në themelet e dy popujve, të cilën vështirë se mund ta lëkund dikush. Kryeministri e ka dëshmuar në vazhdimësi bashkëpunimin me SHBA për të mirën e dy popujve”, ka shtuar ai.