Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të ketë “shkëmbim territoresh” si pjesë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte edhe tema të tjera, si të pagjeturit, trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, çështje të zhvillimit ekonomik si dhe “të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Ai ka thënë për agjencinë austriake APA, me gazetarin Martin Auernheimer, se kjo marrëveshje nuk është vetëm për të shkëmbyer territore, por edhe për shumë aspekte të tjera.
“Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët ende nuk janë kthyer në vendlindje”, – ka shkruar Thaçi, në një status në facebook.
Presidenti i Kosovës prej vitit të kaluar e ka hapur temën e shkëmbimit të territoreve, fillimisht, si korrigjim e ndryshim kufijsh.
Është kundërshtuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë përfshirë edhe ish-partinë e tij PDK.
Ramush Haradinaj është shprehur gjatë kësaj periudhe se kufijt janë vendosur me luftë dhe vetëm me luftë do të mund të ndryshhonin.
Të njëjtën kërcënim, Kryeministri e ka bërë edhe kur ishte në opozitë dhe luftonte kundër marrëveshjes për kufijtë me Malin e Zi.
Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së kanë thënë se do të përkrahin çfarëdo marrëveshje ndërmjet dy shteteve me të cilat pajtohen palët.
Donald Trump ka deklaruar përmes letrave që ju ka dërguar dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Serbisë, se do të përkrahë një marrëveshje të balancuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku do të dy shtetet fitojnë dhe humbin njësoj në marrëveshjen finale.
Aktualisht, Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë, edhe me një Ekip Negociator të cilin e udhëheq Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti si lehtësues të marrëveshjes që do të arrihet.