Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar varrin e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.
Në 13 vjetorin e vdekjes së presidentit, Haradinaj me stafin e tij, kanë përkujtuar liderin e shqiptarëve dr. Rugovën.
“Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ja postimi i plotë I Hardinajt:
Rugova, me rreshtimin përkrah Perëndimit dhe në miqësi të përhershme me ShBA-në, rideshmoi fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim. Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Kosova idealin e tij dhe të shumë brezave e ka kurorëzuar përmes unifikimit, që u manifestua me krijimin e ushtrisë sonë. Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!