Kosova, temë diskutimi në takimin Vuçiç-Merkel

Tuesday, 22 Janar 2019 10:39

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë deri më 25 janar në Davos, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Në këtë ngjarje Vuçiç do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gazeta serbe ‘Kurir’ thotë se gjatë këtij takimi Vuçiq dhe Merkel do të diskutojnë për Kosovën, ekonominë dhe integrimin evropian.

Po ashtu, ata do të flasin rreth vizitës së Merkelit në Beograd e cila është tejet e rëndësishme për Serbinë.

 

“Merkel tregon interes personal për Serbinë dhe rajonin, ajo dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Temat e bisedimeve do të jenë Kosova dhe ekonomia. Gjithashtu edhe vizita e re e saj në Beograd”, thotë gazeta.

Merkel më parë ka deklaruar se pa një Ballkan të qëndrueshëm nuk ka Evropë të qëndrueshme.

Ndërsa analisti serb, Dragomir Andjelkoviq ka thënë se temë e këtij takimi do të jetë edhe taksa 100 për qind e vendosur ndaj mallrave serbe. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...