Arian Daci kishte shkuar ta kalonte fundjavën në Brezovicë. Ai, së bashku me shokun e tij, Ardian Bakalli, kishin vendosur që pasionin e tyre për ski, ta provonin edhe jashtë pistave për ski të Brezovicës.
Por, ky pasion, të shtunën ia mori jetën, raporton T7.
Sipas dëshimtarëve, Arian Daci, nuk e kishte të veshur jelekun mbrojtës (airbag) të cilin skitarët e veshin në raste rreziku - gabim ky i cili i kushtoi me jetë.