Haradinaj: Nëse Serbia thotë se kurrë nuk e njeh Kosovën, as ne kurrë nuk do ta heqim taksën

Hënë, 28 Janar 2019 10:21

“Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur këtë vit, por jo duke përfshirë ndryshimin e kufijve”, ka thënë Ramush Haradinaj në një intervistë për AFP.

Ai, po ashtu, ka paralajmëruar se këmbimet e territorit mund të ringjallin demonët e vjetër në Ballkanin e luftës.

Duke folur për AFP nga zyra e tij në Prishtinë, Haradinaj tha se besonte se një marrëveshje ishte ende e arritshme, madje edhe këtë vit, por se ai nuk do të lëshonte pe në çështjen e shkëmbimit të territoreve.

 

“Kufijtë “ishin subjekt i luftërave të kaluara”, shtoi ai, duke iu referuar pjesërisht konfliktit separatist të vitit 1998-99 që në mënyrë efektive ndau Kosovën, një krahinë me shumicë etnike shqiptare, larg Serbisë. Më shumë se 13,000 vetë u vranë në luftë, shumica e shqiptarëve etnikë”, shkruan AFP.

“Ndryshimi i kufijve përsëri do të ishte i rrezikshëm dhe nuk na afron në një marrëveshje, ai na largon nga ajo”, shtoi Haradinaj.

Kundërshtimi i fortë i Haradinajt ndaj ndryshimeve kufitare e vë edhe publikisht kundër presidentit Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në bisedimet e udhëhequra nga BE-ja me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.

I pari i Qeverisë kosovare foli edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Haradinaj i tha se tarifa ishte një përgjigje ndaj “arrogancës” të zyrtarëve serbë, të cilët ai akuzon për sabotimin e përpjekjeve të Prishtinës për t’u bashkuar me organizatën globale të policisë, INTERPOL, vitin e kaluar. Beogradi ka kohë që ka bërë fushatë për ta mbyllur Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB. Haradinaj tha se tarifa nuk do të hiqej derisa Beogradi të njihte Kosovën, por ai që nga ajo kohë e zbuti qëndrimin e tij, duke thënë se do ta hiqte taksën nëse përpjekjet do të bëhen me besimin e mirë për të rifilluar dialogun”, shkruan AFP.

“Nëse bisedimet bëhen serioze… nëse ka një konferencë… ku gjithçka është e përgatitur për të marrë një vendim, ne do të japim një shans për procesin”, tha ai për AFP.

“Por nëse Serbia thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja ime është ne kurrë nuk do ta heqim taksën”, shtoi ai.

Haradinaj foli edhe për ankesat e serbëve të Kosovës për të cilit tha se ata jetojnë si serbë në Kosovë dhe vlerat e tyre respektohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...