Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net ka folur në lidhje taksën 100% të vendosur pak javë më parë.
Haradinaj përballë gazetarit Çim Peka, ka treguar se e kujt ishte ideja e taksës 100% ndaj Serbisë.
‘Kemi biseduar edhe më herët për të dhe një nga anëtarët e qeverisë e ka propozuar. Ideja e taksës është e qeverisë së Kosovës. Vendimi për taksën është një vendim sovran, në bazë të kushtetutës.
Nuk kemi thyer asnjë ligj, as kombëtar e as ndërkombëtar, ndaj një vendi armik që na rrezikon vendin tonë’, u shpreh Ramush Haradinaj përballë gazetarit Çim Peka.