U gjet i vdekur në burgun famëkeq të Greqisë, vjen në atdhe trupi i të riut shqiptar

E Enjte, 31 Janar 2019 21:03

U gjet i pajetë në qelinë e burgut, sillet në atdhe trupi i 33-vjeçarit shqiptar. Bardhyl Tusha vuante dënim në burgun e sigurisë së lartë Koridhalo në Greqi.
Ai u gjet mëngjesin e së dielës i vdekur, në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë që hetimet vijojnë ende për përcaktimin e shkakut të vdekjes, trupi i shqiptarit është sjellë në Sarandë. Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, do të prehet në varrezat publike në fshatin Shelegar të Sarandës.

Trupin e tij e ka sjellë mbrëmjen e së martës në fshatin tij njeri prej vëllezërve. Në shtëpinë e familjes Tusha në Shelegar që ditën që u njohën me ngjarjen, u hapën dyert e mortit, edhe pse familja është e shpërndarë. Ndonëse ai iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë ende publike. Madje, as vetë familjarët e viktimës nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.

Më herët, mjekët e burgut grek deklaruan se në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe se dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga abuzimi me drogën. Mediat greke raportuan pas ngjarjes se shqiptari njihej si përdorues heroine prej disa vitesh. 33-vjeçari Bardhyl Tusha ishte i martuar, por pa fëmijë dhe kishte disa vite që ndodhej në Greqi si emigrant.

Ai ishte fëmija i madh, mes shtatë fëmijëve të familjes Tusha. Prindërit e tij janë prej vitesh të divorcuar. 33-vjeçari është personi i tretë që ka humbur jetën në javët e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarin e katërt që ka humbur jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë. I pari ishte Gëzim Shekaj nga Vlora. 33-vjeçari mbahej në burg, edhe pse e kishte shlyer dënimin.

Ngjarja ndodhi në spitalin e burgut, më 27 dhjetor. Ndërsa më 14 janar, Albert Bako u ekzekutua në ambientet e burgut me thikë të improvizuar. I arrestuari për plagosjen e 14 personave dhe pjesëmarrjen në vrasjen e një avokati të njohur grek, dyshohet se është vrarë nga një tjetër shqiptar. Vrasja që bëri më shumë jehonë ka qenë ajo e Ilia Karelit (Kudret Kume).

Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2014 dhe dhuna ndaj tij u dokumentua dhe me video. Gardianët e burgut u hakmorën ndaj shqiptarit, pasi vrau me thikë një prej gardianëve të burgut Nigrita, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...