Darka e Ramës me Thaçin “pritë” për Haradinajn? Flet Albin Kurti

Hënë, 04 February 2019 22:17

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka komentuar darkën e mbrëmshme mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj e disa liderëve të tjerë në Kosovë. I ftuar në studion e emisionit “A Show” ai flet për një darkë interesash, por nuk përjashton mundësinë që të jetë shtruar për të ndryshuar qëndrimet e Haradinajt për taksën e vendosur ndaj Serbisë si dhe për marrëveshjen e kufirit me Serbinë.

“Besoj që kjo nuk është as darka e parë as e fundit e tyre, nuk di çfarë kanë pasur në menu, mirëpo bashkimi kombëtar nuk bëhet në zyra e shtëpi private, por në shesh e institucione publike, duke rritur ekonomitë tona, duke njehsuar tregun, duke harmonizuar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes. Darka e mbrëmshme më shumë menaxhim interesash brenda qeveritare se sa ndonjë përndritje për vizion në bashkimin kombëtar. Nuk mund të ketë bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëse kjo përpiqet të ndërmjetësohet me pazaret me Serbinë”,- u shpreh Kurti.

Adi Krasta: Është përfolur se ky grupim ishte mbledhur të ndryshonte qëndrimin e kryeministrit Haradinaj për taksën dhe marrëveshjen me Serbinë. Mund të ishte pritë që Haradinaj të ndryshojë qëndrim?

Albin Kurti: Ka mundësi. Por nuk duhet të harrojmë origjinën e kërkesës. Ajo vjen nga Vuçiç. Edhe SHBA dhe BE na kërkojnë çfarë iu ka kërkuar Vuçiç. Ne atyre duhet t’ju përgjigjemi me kërkesat tona

Adi Krasta: Ti e mbështet taksën?

Albin Kurti: Sigurisht, tani bën mirë kryeministri Haradinaj të mos e heqë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...