Ushtria shkatërron me eksploziv ortekët e borës në Brezovicë

E Enjte, 07 February 2019 09:53

Në një lartësi mbidetare mbi 2230 metra dhe mot të keq, ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar me sukses misionin e tyre për largimin e ortekëve të borës. Ishte mision i vështirë, por i realizueshëm për ekipet profesionale të FSK-së. Këta ortekë për fat të keq, para ca ditësh morën edhe jetë njerëzish.

Pas vlerësimit të situatës, ekipet e Deminimit, me gjithë kushtet e vështira, kanë filluar punën më datë 02.02.2019 për largimin e ortekëve të rrezikshëm të borës në kompleksin turistik në Brezovicë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Së pari shkatërruan ortekun e parë me eksploziv, i cili paraqiste rrezik të madh për krijimin e një orteku edhe më të madh dhe shumë të rrezikshëm për qytetarët.

Për shkak të motit shumë të vështirë dhe erërave të forta, deri në 60km/h, operacioni është dashur të ndërpritet. Operacioni ka vazhduar më datën 4.02.2019, kur u larguar edhe orteku i dytë.

 

Sipas vlerësimeve për momentin nuk ka rrezik potencial për lëvizje të ortekëve, mirëpo duke u bazuar në kushtet atmosferike të cilat mbretërojnë në këtë pjesë mund të krijohen ortekë të cilët mund të paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

Vështirësitë në terren kanë qenë shumë të mëdha, por falë përgatitjes profesionale të ekipeve të FSK-së, dhe falë vullnetit të madh, për të mos lejuar të ndodhë ndonjë katastrofë natyrore për vizitorët në këto pjesë, është arritur që operacioni i ekipeve të Deminimit të kryhet me sukses.

ImageImageImageImageImage

Image

Image

Login to post comments