Gjermania pro taksës/ Të lejohen prodhimet e Kosovës në Serbi

Premte, 08 February 2019 16:41

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen, ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet gjatë vitit 2019.

‘Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019’, tha përfaqësuesi i SHBA’së në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që ka fiskutuar çështjen e Kosovës.

Por ai shtoi se ‘Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjën’. Megjithëse publikisht edhe Gjermania nuk mund të dalë pro kësaj takse që është kundër parimeve të tregut të lirë, ambasadori i Berlinit në OKB ka treguar edhe anën tjetër të medaljes duke përforcuar hipotezën se është Gjermania ajo që e mbështet kryeministrin Haredinaj në mbajtjen e taksës 100 përqind për produktet serbe, si një mjet për të penguar marrëveshjen përmes ndryshimit të kufijve.
Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen publikisht theksoi se nuk mund të mos lejohen produktet serbe të futen në Kosovë por shtoi ai: ‘të mos lejohen produktet e Kosovës në Serbi është gjithashtu kundër perspektives evropiane’.

Christoph Heusgen u tregua i prerë edhe kundër politikës së Beogradit për mos lejuar njohjen e Kosovës nga shtete të tjera të OKB.

‘Daçiç vetë ka udhëtuar në shtetet të cilat kanë bërë tërheqjen e njohjeve. Nuk e kuptoj logjikën që qëndron prapa kësaj: Shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Njohja e Kosovës është e njëjta mënyrë për të futur në BE. Duke i shtyrë vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e goditur vetën me duart tuaja dhe unë nuk e kuptoj këtë’, i tha Heusgen, ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç.

Pra edhe në këtë debat u pa qartë se mes ShBA dhe Gjermanisë ka divergjenca thelbësore për mënyrën se si do të arrihet marrëveshja shqiptaro serbe. Ndërsa Uashingtoni e ka kënë të hapur mundësinë e ndryshimit të kufinjve, Berlini zyryar e ka kundërshtuar fuqimisht atë. Madje ai e ka vënë si kusht për përparimin e vendeve tona drejt BE. Pikërishtë këtë gjë theksoi edhe kryeministri Haradinaj në intervistën e fundit në ‘T7’.

‘Ne kemi interesa strategjike me disa vende të BE. Sot ideja e kufijve bie ndesh me interesat e këtyre vendeve…Nëse presidenti ynë flet për kufij, kjo nuk i vjen mirë Merkelit’ tha ai.

Pra është e qartë se nëse të gjithë bien dakord me një zgjidhje përfundimtare të paqes mes Serbisë dhe Kosovës, palët ndahen lidhur me mënyrën se si do të bëhet ajo: përmes ndryshimit të kufijve apo jo. Dhe në një farë mënyre nga kjo do të vendoset edhe për afatet e saj. Nëse në ShBA mendohet se gjithçka mund të zgjidhet brenda 2019, disa nga vendet vendimmarrëse në BE nuk janë kaq optimistë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...