Trepça ka qenë dhe gjithmonë do mbetet e jona

Hënë, 11 February 2019 11:38

Për mundësitë që krijohen, pas miratimit të Statutit të ri nga Kuvendi i Kosovës dhe shndërrimit të Trepçës në Shoqëri Aksionare, për mundësinë që pjesa veriore e kësaj ndërrmarrje të i mbetet Serbisë ka folur për “SyriKosova” kryesuesi i Bordit të Trepçës Ardian Syla.

Miratimin e Statutit të Trepçës, shoqëri aksionare kryesuesi i Bordit Syla, per “SyriKosova” e konsideron si ndër ngjarjet më të rëndësishme që nga miratimi i Ligjit për Trepçën.

Sipas Syës, miratimi i Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës ka qenë procedurë e paraparë me Ligjin për Trepçën e që i hap rrugë regjistrimit të ndërmarrjes duke transformuar statusin nga ndërmarrje shoqërore nën administrim të AKP-së, në ndërmarrje shoqëri aksionare duke definuar pronësinë si dhe njësitë biznesore.

Syla për “SyriKosova” ka folur për pritjet pas miratimit të këtij statuti ku shprehet optimist se definimi i statusit të ndërmarrjes hap rrugë krijimit të infrastrukturës ligjore e cila synon nje? zhvillim te? qe?ndrueshe?m ekonomik pe?rmes hapjes se? rruge?s pe?r investime, rritjes së vlere?s se? aseteve dhe avancimin e kapitalit tekniko teknologjik si parakusht pe?r rivitalizimin e Trepc?e?s si nje? nde?rmarrje me re?nde?si te? vec?ante?, jetike pe?r mire?qenien sociale te? pune?tore?ve dhe interesin e pe?rgjithshe?m publik.

Sipas kryesuesit të bordit të kësaj ndërmarrje, janë disa hapa që duhet ndërmarrë e që domosdo dërgojnë në ri-funksionalizimin e Trepçës. Menjëherë pas regjistrimit të ndërmarrjes duhet të zgjidhet Bordi Menaxhues i cili duhet të paraqes politikat zhvillimore të Trepça sh.a.

Në pyetjen se sa do të humbte Kosova, nesë hipotetikisht  pjesa veriore e Mitrovicës, i mbetet  Serbisë, kjo çështje sipas tij, nuk duhet diskutuar fare pasi legjislacioni në fuqi konfirmon se “Trepca” është pronë e Kosovës.

“Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Trepçën, Statutin dhe gjithë legjislacionin në fuqi “Trepça” është në pronësi të Republikës së Kosovës. Pasuritë nëntokësore janë kategori kushtetuese, prandaj gjitha faktet juridike dhe historike dëshmojnë që “Trepça” gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet pronë e Shtetit të Kosovës”, shton ai.

Syla ka thënë se në Statutin e Trepçës, janë përfshirë 13 njësi nga 3 njësi që kanë qenë në Ligjin për Trepçën të miratuar në vitin 2016.

“Ligji e parasheh si një Trepçë të vetme, kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesë së regjistrimit të ndërmarrjes dhe miratimit të Statuti deri më tani. Por Ligji edhe Statuti e ka paraparë që Trepça të funksionojë si e vetme”, përfundon Ardian Syla.

Kujtojmë se, Qeveria Kosovës deklaratat e fundit të zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë medieve serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut e ka vlerësuar se qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 11:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...