Mes 14 viktimave te aksidentit tragjik qe ndodhi ne Maqedonine Veriore eshte edhe djali i nje deputeti.
Ndër të vdekurit, siç konfirmuan nga LSDM-ja është edhe 25-vjeçari Jovica Trpevski, biri i deputetit nga kjo parti, Blagojce Trpevski.
Emrat e 14 të vdekurve ende nuk janë shpallur, pasi pritet identifkimi zyrtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Sipas ministrit Venko Filipç mbreme në aksident vdiqën shtatë persona, pesë në Spitalin “8 Shtatori” dhe një person në Spitalin e vjetër të Qytetit të Shkupit. Nderkohe qe mengjesin e sotem u raportuar se numri i viktimave mberritur ne 14. Qeveria ka shpallur dy dite zie kombetare, sot dhe neser.