Kongresistët amerikanë në Prishtinë për t'i shprehur mbështetje Haradinajt

Diel, 17 February 2019 22:07

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim me dyer të mbyllura delegacionin e Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatori James Inhofe, ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton SyriKosova.

Burimet të SyriKosova bëjnë të ditur se arsyeja e kësaj vizite është per t'i shprehur mbështetje kryeministrit kosovar në pozicionin e tij kundër ndarjes së Kosovës, një opsion që po e mbeshtetë presidenti Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:
Shumë i nderuar ta prisja sot delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, prirë nga Senatori James Inhofe. Inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës. Dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme. Zoti e bekoftë miqësinë tonë! RH

Login to post comments