Daçiç: Haradinaj po mbështet nga Britania e Madhe dhe Gjermania për të mos hequr taksën

Premte, 22 February 2019 12:35

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç është shprehur se çështja e kufijve të Kosovës nuk është një ide që ka lindur sot për sot.

Ai tha për televizionin BN se korrigjimi i kufijve është një temë e diskutuar për vite me rradhë dhe se Serbia ka marrë një propozim nga bashkësia ndërkombëtare për ta ndarë Kosovën në 2005.

"Kemi nevojë për të udhëhequr një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës,"-tha Daçiç, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë më të angazhuarit për arritjen e një marrëveshjeje.

Ministri Jashtëm shtoi se Britania dhe Gjermania po i kërkojnë kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj të mos heqë taksën ndaj mallrave serbe.

"Sot, ata thonë se janë 116 vende që kanë njohur Kosovën por kjo është gënjeshtër. E gjitha bazohet në gënjeshtra dhe krime,"-tha Daçiç, raportojnë mediat serbe. 

"Gjermania dhe Britania e Madhe po i kërkojnë Haradinajt të mos heqë taksat për mallrat e Serbisë dhe Malit të Zi. Dikush mund të mendojë se Haradinja është i guximshëm por nuk mund të bëjë asgjë pa mbështetje të jashtme."

 

Login to post comments