Vuçiç në panik: BE e pafuqishme ndaj Prishtinës për të hequr taksën

Hënë, 25 February 2019 16:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përsëriti të hënën se përmirësimi i raporteve me Kosovën vijon të mbetet i kushtëzuar nga taksa që aplikojnë autoritetet kosovare.  Ai tha se kjo çështje dhe të tjera më të rëndësishme për të ardhmen e vendit në BE do të diskutohen me kryeministrin italian Giuseppe Conte, në vizitën që ky i fundit planifikon të mbajë të mërkurën e ardhshme në Beograd.

Beograd- Kryeministri italian, Xhuzepe Konte, do të zhvillojë në datën 6 mars një vizitë pune në Serbi, ku pritet të takohet edhe me presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç.

Zyra e kreut të shtetit serb njoftoi të hënën, (25 shkurt) se në tryezën e bisedimeve me kryeministrin Konte do të jetë perspektiva europiane e Serbisë në rajon, por edhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në lidhje me çështjen e fundit, Vuçiç theksoi të hënën pas një takimi me ambasadorin italian në vend, se raportet mes dy shteteve janë përkeqësuar së tepërmi prej masës fiskale që Prishtina aplikon njëanshmërisht prej muajit nëntor.

Vuçiç: "Jemi të shqetësuar me qëndrimin e Prishtinës edhe pas gjithë presionit të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës mbi mallrat serbe. Pafuqia e Bashkimit Europian për të ushtruar presion më të fortë ndaj autoriteteve të Prishtinës po ashtu na ka rritur pasigurinë, dhe përsëritim se pa u hequr taksa nuk do të ketë dialog me Prishtinën."

Këtyre deklaratave u parapriu javën e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionet lokale, sipas të cilit këmbëngulja e Serbisë për ta kushtëzuar rinisjen e dialogut me heqjen e taksës po e bind atë gjithmonë e më fort se taksa nuk duhet hequr.

Haradinaj tha se mesazhi i tij vlen edhe për kryenegociatoren e dialogut me Serbinë, Federika Mogerini, që ngul këmbë se palët duhet të lënë mënjanë ndasitë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e disa dekadave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...