E rrallë, djali i furrtarit që u vra në aksident, fton familjen e kamionistit në mort: Ta ndajmë dhimbjen bashkë!

Premte, 08 Mars 2019 09:02

Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan, mbeti i vdekur në vend nga aksidenti që ndodhi dje në qendër të qytetit të Gjilanit. Djali i të ndjerit, Leutrimi, ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

Gjilani u trondit nga aksidenti që ndodhi dje pasdite në qendër të qytetit. Një aksident trafiku, i cili po dyshohet se ndodhi si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.
Për këtë rast është deklaruar edhe babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin.

Sokol Avdija mbrëmë ka shprehur keqardhje për rastin. Ai ka thënë se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur e jo shkaktari. Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të të ndjerit. Po ashtu, ai tha se i gjithë aksidenti ka qenë pa dashje dhe se djali i tij kishte dalë për të punuar për të fituar bukën dhe asgjë më shumë.

“Kam dhimbje më shumë për ta se me pasë qenë djali im në vend të tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre, por çka me bë, po më dhimben në shpirt. Ka pasë taksirat, fatkeqësi, nuk e ka bë me qëllim, për një kafshatë buke ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës.

Ndaj këtyre fjalëve të Avdijës ka reaguar edhe djali i furrtarit që humbi jetën, Leutrim Çoçaj.

Ai ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

“Unë jom biri i të ndjerit. Axhë, as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë… Fatkeqësisht baba im qëlloi aty… familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame… ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj, në një prej postimeve në Facebook. /Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...