Javëve të fundit në Kosovë janë shtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të shteteve mike, të cilët kanë takuar liderët e vendit lidhur me çështjen e taksës dhe dialogut me Serbinë. Gjatë fundjaves që lamë pas, në Kosovë qëndroi për vizitë nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale.
Në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.
Kujtojmë se nënsekretari i shtetit David Hale i ka ftuar liderët e Kosovës që të flasin me një zë, sepse në këtë mënyrë pozicioni i Kosovës në dialog do të ishte më i fortë.
Në një intervistë për T7 dhe Gazeta Express ai ka thënë se “asgjë nuk ka ndryshuar në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”. Z. Hale nuk ka dashur të komentojë nëse SHBA do të mbështesë zgjidhjet që do të bëheshin duke ndryshuar kufijtë në baza etnike.
Mesazhet që Hale i dha në këtë intervistë ishin aq të matura, aq larg prej çfarë u tha javën e kaluar, se është jashtëzakonisht problematike edhe për të nxjerr një titull të fortë. Ai nuk ka thënë që ushtria amerikane do të largohet. Ai nuk ishte i rreptë në çështjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Ai nuk ishte dramatik as në kohën e mbetur për të përfunduar dialogun me Serbinë, që siç thuhet është fundi i këtij viti.