‘Tony Montana’ shqiptar del në gjyq, e goditi 120 herë me thikë pse i vodhi unazën e martesës

Tuesday, 12 Mars 2019 21:05

Një shqiptar në Britani të Madhe ka dalë përpara gjyqit sot i akuzuar për vrasjen e shokut të tij. Mane Driza 41 vjeç, të cilit miqtë i flasin edhe Tony Montana, akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur më 22 qershor 1999 në një apartament në veri të Londrës. Viktima ishte goditur 120 herë me thikë.

Mane Driza, i cili mohon vrasjen, sulmoi mikun e tij pasi mendonte se i kishte vjedhur unazën e martesës, tha Prokuroria në seancën gjyqësore.

Në atë kohë, Driza ishte 21 vjeç dhe punonte si punëtor ndërtimi.

Ai u kishte thënë shokëve të punës se do të vriste mikun e tij shqiptar, madje duke i kishte kërkuar njërit prej tyre që t’i blinte një thikë.

Autoritetet britanike në atë kohë kishin përdorur kamerat e sigurisë në rrugë për të gjurmuar autorin e dyshuar të vrasjes së Stefan Bledar Mone.

I pandehuri ishte kapur nga kamerat duke u kthyer në banesën e tij dhe i plagosur rëndë.

Prokuroria tha se armët e dyshuara të përdorura në vrasje, dy thika, u gjetën pranë trupit të pajetë.

E dashura e Stefan Bledar Mone, e cila ndodhej në spital për vizitë mjekësore pasi ishte 6-muajshe shtatzënë, u përball me skena horrori kur u kthye në shtëpi.

Trupin e pajetë të të dashurit e konstatoi të nesërmen dhe e identifikoi vetëm nga rripi i pantallonave.

Por autori i dyshuar, Mane Driza kishte ikur në Itali pas vrasjes.

Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi.

Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë.

Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit. Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës.

Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria.

Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës.

Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vrasje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...