Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ngushëlluar familjet e viktimave, të cilat humbën shumë familjarë dhe të afërm në luftën për pavarësi.
Ambasada e SHBA-së, thekson se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, ndërsa shtoi se kjo sjelljeje i traumatizon familjet edhe më shumë.
“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.