Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tdeklaruar sot se Europa ia ka borxh Kosovës liberalizmin e vizave.
Haradinaj po ashtu tha se për këtë çështje do të flas edhe në Samitin e Berlinit me dy udhëheqësit kryesorë, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.
“Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë dhe një tavolinë e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova e ka perspektiven evropiane dhe për mua ka shumë rëndësi se Evropa e ka një borxh ndaj Kosovës, pra liberalizimin e vizave dhe vendimi ende nuk është marrë. Aty janë udhëheqësit kryesor si Merkel dhe Macron, shpresoj që të kam mundësi t’ua rikujtoj këtë borxh”, ka thënë ai për mediat në Kosovë. .
Më tej Haradinaj ka theksuar se nuk beson se në Samitin e Berlinit do të ketë negocim për territorin e Kosovës.
“Nuk mendoj se aty do të ketë negocim për territorin e Kosovës dhe Serbisë e as për Zajednicë”, tha ai.