Vuçiç si Rama, i kundërvihet opozitës me anti-mitingje

Saturday, 20 Prill 2019 11:40

Dhjetëra mijëra vetë kanë demonstruar në kryeqytetin serb, Beograd në mbështetje të presidentit Vuçiq. Vetë presidenti kishte bërë thirrje për një protestë të tillë, si reagim ndaj protestave të vazhdueshme të opozitës.

“Ju falënderoj juve që na vlerësoni më shumë ne që duam të ndërtojmë një Serbi moderne e me dinjitet, se sa ata që duan ta rrezikojnë dhe shkatërrojnë", iu drejtua presidenti serb, Aleksandar Vuçiç demonstruesve që ishin mbledhur të premten në mbrëmje (19.04) për të shprehur përkrahjen për presidentin.

Demonstrues edhe nga qytetet fqinje

Qindra autobusë sollën pjesëmarrësit nga i gjithë vendi në Beograd, duke krijuar radhë me kilometra të gjata në qendër të qytetit. Edhe njerëz nga Bosnje-Hercegovnia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi duket se morën pjesë në miting.

Mediat e afërta me qeverinë bënë fjalë për 100.000 demonstrues, vëzhguesit e pavarur nuk kanë publikuar shifra.

Ndërsa mediat opozitare raportuan, se qytetet dhe rajonet kishin marrë porosi të qarta, se sa vetë duhet të mobilizonin për mitingun mbështetës të presidentit. Gati të gjitha komunat në Serbi kontrollohen nga partia e Vuçiçit, SNS.

Opozita bën thirrje për kundër demonstrata

Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për kundërdemonstrata. Që nga dhjetori kritikë të qeverisë dhe parti opozitare protestojnë në mënyrë të përjavshme kundër politikës së Vuçiqut. Ata kritikojnë kufizimin e lirisë së medias dhe krijimin e një klime të urrejtjes kundër opozitës dhe atyre që mendojnë ndryshe. Opozita e akuzon Vuçiqin për qeverisje gjithnjë e më autokratike dhe kërkon dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja, por nuk ka paraqitur një program të vetin.

Presidenti serb në fillim të karrierës së tij ka mbrojtur pozicione ultranacionaliste. Me kohë ai ndryshoi politikën e tij drejt një kursi liberal properëndimor, me shpresën e anëtarësimit të Serbisë në BE. Komisioni i BE kritikoi Serbinë së fundmi për kufizimet e lirisë së shtypit. Në Serbi ka pasur kërcënime, presione dhe dhunë kundër gazetarëve./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...