Radio Televizioni i Zvicrës i ka kushtuar një reportazh të gjatë Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në tokën e saj, ndërsa thekson se ky vend ka pasur zhvillime të admirueshme përgjatë 20 vitesh, që nga koha kur përfundoi lufta dhe gjenocidi serb mbi popullin shqiptar.
Reportazhi i titulluar “20 vjet pas luftës”, me një minutazh të konsiderueshëm, trajton tematika të ndryshme që nga sporti, Diaspora e deri tek politika.
Një pjesë jo e vogël shqiptarësh, tashmë janë integruar plotësisht në jetën socio-ekonomike të Zvicrës dhe ajo që është më e rëndësishme është fakti se ata vijojnë të ruajnë traditat e vendit të origjinës.
Roli i tyre dhe kontributi për Kosovën ka qenë i lartë dhe ky tregues matet nga remitancat, të cilat futen nga emigrantët shqiptarë dhe krijojnë kushte pozitive për banorët e saj.
Edhe Kombëtarja e Kosovës ishte pjesë e reportazhit.
Në përballjet e saj, Kombëtarja e “Dardanëve” nuk ka pasur asnjë humbje dhe meritë të veçantë për këtë ka edhe trajneri zviceran, Bernard Challandes.
Gazetari që realizoi këtë material special nuk kishte se si mos të vizitonte shtetin e Kosovës.
Pjesë e bisedës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, i cili foli për atë se çfarë është bërë dhe objektivat e parashtruar për të ardhmen.
Materialin filmik mund ta shikoni duke klikuar këtu