Maqedoni/ “Frikë” nga vala e re e emigrantëve nga Siria

Hënë, 16 Prill 2018 18:26

Organizatat joqeveritare ne Maqedoni, të cilat në fokus kanë ndihmën e migrantëve, thonë se në terren nuk vërehet ndonjë fluks më i madh i emigrantëve, pas zhvillimeve të fundit nw Siri.

“Zhvillimet e fundit në Siri nuk kanë rritur fluksin e migrantëve në kufirin me Maqedoninë. Tani për tani intensiteti mbetet i njëjtë”, thotë Mersiha Smailloviq nga organizata joqeveritare Legis.

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska thotë se pas zhvillimeve të fundit në Siri, Maqedonia si shtet është përgatitur për rritjen e fluksit të migrantëve drejt kufijve të saj.

“Kjo që po ndodh mijëra kilometra larg nesh, në Siri, do të ndikojë edhe ndaj Maqedonisë, me rritjen e presionit të migrantëve, megjithatë edhe në situatën globale, në botë, e cila nuk është në interes të shteteve të vogla. Si shtet po përgatitemi edhe për rritjen e presionit të migrantëve drejtë kufijve”, thotë Shekerinska.

“Është e qartë se ka presion në kufirin jugor të Maqedonisë. Ky presion nuk është i theksuar siç ishte gjatë vitit 2015, por për vet faktin se kohë më parë kishim rreth 100 migrantë të cilët tentuan që ilegalisht ta kalojnë kufirin, të cilët fatmirësisht u kapën dhe u kthen prapa është tregues i qartë se Maqedonia si shtet dhe rajoni në përgjithësi, duhet të mësohen se kjo do të zgjatë”, tha tutje ministrja Shekerinska.

Përderisa, Mersiha Smailoviq nga organizata joqeveritare Legis pë Radion Evropa e Lirë thotë se autoritetet maqedonase e kanë mbyllur hermetikisht kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Kështu që migrantët nga viset e prekura nga lufta në Siri, por edhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut zgjedhin rrugën më të gjatë, atë që kalon pëmes Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës për të dalë në shtet e Bashkimit Evropian, si Kroacia e Sllovenia, me qëllim që të arrijnë në shtetet që i kanë për cak, siç është Gjermania apo shtetet skandinave.

“Gjatë qëndrimit në Bosnje, në pyetjen tonë si kanë arritur deri në këtë vend na thanë se kanë shfrytëzuar Greqinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, sepse në këto vende kufiri është më lehtë i depërtueshëm, megjithëse numri i migrantëve që marrin këtë rrugë gjithnjë e më shumë është më i vogël, sepse ata tanimë e kanë të qartë se pothuajse është e pamundur të arrijnë në Gjermani, vend ky që e kanë si qëllim”, thotë Smailloviq.

Ndryshe, organizatat që kanë në fokus ndihmën ndaj migrantëve njoftojnë se në Maqedoni nw sy qendrat ku vendosen emigrantwt, atë në Gjevgjeli që gjendet afër kufirit me Greqinë dhe Tabanovc afër kufirit me Serbinë, ndodhen vetëm 30 migrantë nga vendet e prekura nga lufta si Siria, Afganistani dhe Iraku dhe të njëtit kanë shprehur dëshirë që sa më parë të kthehen në vendin e tyre të origjinës./Radioevropaelire

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 18:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...