Vizita e gjeneralit të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, që po bëhet për herë të parë prej kur ai kishte anuluar vizitën për shkak se Kosova kishte refuzuar të hiqte tarifën ndaj Serbisë, ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të flas për marrëdhëniet Kosovë -ShBA, duke thënë se asnjëherë në histori vendi nuk ka pasur marrëdhënie më të mira me Amerikën.
Në një konferencë për media, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka mohuar të ketë pasur lëkundje të marrëdhënieve Kosovë – ShBA.
Sipas tij, Garda e Iowas jo vetëm që mbështet FSK-në, por përkrahja e saj është e pranishme edhe në fusha të tjera.
Ai foli edhe njëherë për idenë e serbëve për ndarje të tokave shqiptare, me ç'rast tha se do të varrosen keq politikisht të gjithë ata që i rrinë prapa kësaj ideje.
Haradinaj komentoi edhe takimin me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të cilët është thënë se kanë qenë shumë të ashpër korridoreve kur liderët kanë pasur diskutime të ashpra mes liderëve.
Krejt në fund, Haradinaj bëri të ditur se është marrë vendim që të kryhet pagesa ndaj ish të burgosurve politik.
Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Qeverisë të Kosovës është marrë vendim që të ndahen afër 6o mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”. /KosovaPress/