Policia gjermane në Dresden ka arritur të godasë një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Policia ka arritur të sekuestrojë 220 kg marijuanë me një qarkullim prej 2.2 milion euro, bëri me dije prokurori publik dhe zyra e hetimit doganor në Dresden.
Ata gjithashtu kapën edhe 35,000 euro para të gatshme, një makinë dhe një kamion.
Gjykata e Rrethit Dresden lëshoi urdhër-arreste për gjashtë burra midis moshës 22 dhe 45 vjeç duke urdhëruar paraburgimin e tyre, tre prej të cilëve shqiptarë, ndërsa të tjerët turq, spanjoll dhe gjerman.
Hetimet ndaj grupit kanë nisur në qershor të vitit 2018, pas dyshimeve se përdornin kamionët për të transportuar marijuanën nga Spanja për në Gjermani, duke e rishitur në tregun me pakicë në disa shtete gjermane.
Në rastin e fundit, siç bëjnë me dije mediat gjermane, droga ishte fshehur në një kamion cisternë.