Veseli për taksën ndaj Serbisë: Tani nuk hiqet edhe nëse na premtohen vizat

Saturday, 18 May 2019 10:56

Kryetari i Kuvendit njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se taksa tashmë nuk guxon të largohet edhe nëse na premtohen vizat.

Veseli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ka qenë një ndër vendimet me dinjitoze që është marrë por më pas është stërkonsumu dhe e kemi kthyer kundër vetes. “Në vend se të jetë objekt me Serbinë, taksën e bëmë objekt përplasjeje me Amerikën e Bashkimin Evropian…Unë kam qenë iniciuesi dhe propozuesi i taksës, marr përgjegjësinë deri në fund, por politika është pragmatizëm”, tha Kryetari i Kuvendit. “Populizmi mund të fluturon, por nuk jemi duke fituar diçka shumë nga taksa…Nuk jam pishman, por do të ishte shumë më tepër strategjike ajo që kam thënë unë [pezullimin e taksës për 120 ditë]”.

Kryetar i PDK-së ka thënë se nuk do të lejoj heqjen e taksës dhe “Kosova të del pa dinjitet”.

“Dikush mendon të heqim se po na bëjnë presion, por nuk do të veprojmë si fëmijë. Përgjegjësia është e Kryeministrit se e ka mbajtur taksën dhe tash duhet ta mbajë me dinjitet pavarësisht presioneve apo kushtëzimeve”, tha ai.

“Goditjet e mëdha i kam marrë unë. Nga Washingtoni kur kam qenë në vizitën zyrtare deri në Bashkimin Evropian nuk jam lëkundë. Kemi menduar të shkojmë bashkërisht [me Haradinajn]”.

Veseli ka thënë se propozimi i tij për të pezulluar taksën për 120 ditë kishte marrë mbështetje të fortë edhe nga Washingtoni, por u la i vetëm.

“Kam qenë ekstra i lumtur kur kam marrë dakordimin amerikan për propozimin tim. Në momentin e fundit nuk e di çka ndodhi, ndryshoi, mbeta i vetëm…u liga. Unë publik e kam bërë propozimin. Mos mendoni se nuk e kam ditur çfarë po bëj. Nuk jam populist. Unë nuk jam veç çfarë mendon populli. Mendoj për atë çka ndodh pas gjashtë muajve apo viteve”.

“…Një po e them. Nuk do të lejoj të hiqet taksa pa dinjitet, edhe nëse ma kërkon dikush. Le të përgatitet populli e të mos më gjuajnë me vezë, pasi do të dëmtohet shteti nëse hiqet taksa pa dinjitet”, tha ndër të tjera Kadri Veseli. (Telegrafi)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...