Policia italiane në Chieti ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar pasi u kap me 85 gram kokainë. Shqiptari me iniciale C.L., dhe me banim në Pescara u arrestua në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike me një person tjetër.
Në momentin kur personat janë pikasur nga policia, ata kanë tentuar të fshehin në xhep lëndën narkotike.
Përveç kokainës, shqiptarit iu gjet edhe një thikë. Personi iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë, ndërsa po punohet për të gjetur se kush është furnizuesi i drogës.