Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiç, ka folur për skandalin në të cilin është përfshirë tashmë ish-zëvendës kancelari austriak Heinz-Christian Strache, duke thënë se është e qartë që ato incizime janë bërë nga shërbimet sekrete perëndimore, dhe jo nga austriakët. “Ishte regjistruar nga shërbimet perëndimore, jo nga austriakët”, ka thënë Vuçiç, shkruan blic.rs.
Ai thotë se ndoshta shërbimet austriake mund të kenë informacione se kush mund ta ketë bërë një gjë të tillë. “Është e tmerrshme. Ndoshta shërbimet austriake kanë pasur njohuri. Pyetja ime është, dhe e të gjithëve duhet të jetë se : çfarë shërbime perëndimore e bënë një gjë të tillë. Me çfarë urdhër ata kanë vepruar në një territor të huaj. Cilat shërbime ‘si motra’, janë të involvuara dhe që e kanë bërë atë punë”, ka thënë kreu i shtetit serb.
Sipas Vuçiqit me ato incizime janë thyer të gjitha të drejtat themelore për privatësi dhe të Drejtat e Njeriut. Ndër të tjera kreu i shëtit serb, thotë se edhe në Serbi ka incizime të ndryshme, që nëse do të publikoheshin do të befasoheshin të gjithë.
Por ai thotë që shërbimet sekrete serbe janë më profesionale se ato perëndimore. “Imagjinoni nëse diçka e tillë do të ndodhte në Serbi. A mendoni që nuk ekzistojnë incizime të ndryshme që mund të shfrytëzohen? Më besoni, do të befasoheni. Por a janë përdorur ato për këto 6 vite? Asnjëherë. Njerëzit tanë e bëjnë mirë punën e tyre dhe profesionalisht, jo sikurse shërbimet jo profesionale të perëndimit”, është shprehur presidenti serb, Vuçiq.
Megjithatë ai thotë se ish zv.kancelari Strahe, nuk mund të hiqet nga përgjegjësia, për atë që shihet në pamje. Në fund ai ka kujtuar se Strahe gjithmonë ka qenë një përkrahës i Serbisë..
Zëvëndëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, ka thënë dorëheqje nga të gjitha pozitat pas skandalit me video të njohur si “Afera Ibiza” në të cilën ai shihet duke biseduar me një milionere të rrejshme ruse.
Përveç dorëheqjes nga posti i zv.kancelarit, Strache ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetari të partisë.