Trupi i një 40-vjeçari shqiptar, i cili u gjet në një kanal në Vinderhoute, Lievegem (East Flanders, Belgjikë), javën e kaluar, është vrarë. Lajmin e raportuan këtë të hënë mediat lokale, duke iu referuar burimeve zyrtare të Prokurorisë lokale.
Trupi u zbulua nga një kalimtar rreth orës 8.30 të mëngjesit, të hënën e 20 Majit. Ai lajmëroi autoritet. Departamenti i zjarrfikësve nxori kufomën nga uji dhe lajmëroi policinë e prokurorinë. Hetimet treguan se kemi të bëjmë me vrasje. “Ka shenja se ndaj viktimës është ushtruar forcë”, citohet zyra e prokurorisë nga media belge “Het Laatste Nieuws”.
“Viktima është një 40 vjeçar me kombësi shqiptare”, raporton e njëjta media, por pa bërë të ditur identitetin e viktimës dhe detaje të tjera nga hetimi.