Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mbështetur aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Në një shkrim në faqen e tyre zyrtare thuhet se aksioni i Policisë në veri ishte përpjekje e Qeverisë për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin përpjekjet për zbatimin e ligjit nga Qeveria e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veprimi i Policisë së Kosovës me 28 maj ishte një përpjekje për të bërë pikërisht këtë. Autoritetet arrestuan disa individë të dyshuar për përfshijë në kontrabandë dhe krim të organizuar”, thuhet në shkrimin e tyre.